Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të martën në Gjakovë, se me votën e lirë të qytetarëve, më 6 tetor, do të kthehet shpresa tek të rinjtë për të planifikuar jetën këtu në Kosovë.
“20 vjet pas luftës ne po e përjetojmë ikjen e dytë. Kosova po zbrazet. Sa e sa familja nga Gjakova dhe gjithë Kosova nuk i kanë afër vetes të afërmit e tyre, sepse nuk shohim më perspektivë, nuk kanë më ëndrra. Ata që do të duhej të mbronin interesin tuaj, e shkëmbyen ëndrrën e qytetit tuaj vetëm për interes të tyre”, tha Osmani.
Sipas njoftimit për media, Osmani, ka shtuar se plani qeverisës i LDK-së i dedikohet familjes, sepse nëpërmes forcimit të familjeve ne e forcojmë shtetin dhe kthejmë besimin e qytetarëve për të mos e braktisur vendin.
Ajo ka thënë se Qeveria e drejtuar prej saj, do të përkrahë familjet e reja në vitin e parë të lindjes së fëmijëve, si dhe do të përkrahë ata për të siguruar çështjen e banimit.
Ndër të tjera në njoftim thuhet se Osmani, ka pohuar se Gjakova i ka dhënë gjithë Kosovës disa prej kokave më të ndritura të cilat e ndërtuan shtetin tonë, siç ishte Fehmi Agani.
“Shteti ka harruar që në vitin 1999 të gjitha kamerat e televizioneve më të njohura në botë ishin pikërisht këtu, për të parë me sytë e tyre vuajtjet e nënave tona, për të parë me sytë e tyre familjet që kishin humbur edhe fëmijët në djep, për të parë e gjithë bota se çfarë sakrifice dhe çfarë plage e madhe akoma është e hapur në Gjakovë dhe në krejt Kosovën”, tha kandidatja e LDK-së për kryeministre.
Sipas saj Gjakova në radhë të parë dhe krejt Kosova, duhet me ju thanë atyre njerëzve lamtumirë përgjithmonë. “Interesat e qytetarëve tanë nuk mbrohen më me rrahagjoks se kush është më forti. Fuqia më e fortë është ajo e mendjes”, tha Osmani.
Duke folur për oponentët politikë ajo tha se po” prezantohen kakofoni nëpër studio televizive pallavra dhe fraza boshe që i kanë mësuar përmendësh”.
Sipas Osmanit “oponentët e mi tentojnë në studio televizive me nda pozita shtetërore. Dua t’ju them sot, le ta dëgjojnë mirë dhe ta mbajnë në mend, vetëm qytetarët e Kosovës e kanë fuqinë për ta përcaktuar se ku do të jetë LDK-ja dhe me besimin që po e marrim çdo ditë, ne do të jemi në krye të qeverisë së Kosovës. Ata që ndajnë pozita në studio televizive e injorojnë vullnetin e qytetarëve”.
Kryetari i Degës së LDK-së për Gjakovën, Luan Gola, ka thënë se ky qytet mjaft ka eksperimentuar me parti të vogla të cilat nuk ju kanë sjellë asgjë të mirë qytetarëve.
“Kësaj radhe kemi vendosur që ta përkrahim LDK-në dhe kandidaten e parë grua, Vjosa Osmanin, për ta qeverisur Kosovën me dije, guxim dhe duar të pastra”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania