Udhëheqja iraniane e kishte ndaluar më parë manifestimin dhe kishte kërcënuar me pasoja, nëse megjithatë do të zhvillohej demonstrata. Pas zgjedhjeve të diskutueshme parlamentare të viti 2009 dhe fitores së supozuar të pushtetmbajtësit Mahmoud Ahmadinejad, forcat iraniane të sigurisë kanë vepruar me ashpërsi ekstreme kundër demonstruesve.

Që prej një viti opozita në Iran nuk është lejuar të mblidhet më manifestime. Ndërkohë presidenti Ahmadinejad emëroi një drejtues të ri si shef të Agjencisë shtetërore Atomike. Ferejdun Abbasi është shkencëtar i atomit dhe docent në universitet. Në nëntor ai mezi i shpëtoi një atentati dhe konsiderohet që atëherë si ‘hero kombëtar’. /dw/