Site icon Telegrafi

“O Sa Mirë” nis së shpejti audicionet, një ish-aktor nga “Portokalli” dhe një ish-miss shprehin interesim për të qenë pjesë e tij

Është dhënë tashmë lajmi se pritet rikthimi i serialit shumë të pëlqyer dikur, “O Sa Mirë”.

Ndryshe nga formati i shkollës, seriali kësaj radhe do të rikthehet me një skenar të ri dhe krejt të veçantë.

Teksa nga gjysma e tetorit pritet të fillojnë audicionet për aktorët e rinj që do të jenë pjesë e këtij seriali, një pjesë e tyre tashmë veç kanë shprehur interesim.

Bëhet fjalë për një ish-aktor të spektaklit të humorit, “Portokalli” dhe një ish-miss nga Kosova, e cila gjithashtu ka shprehur dëshirën që të jenë pjesë e sezonit të ri.

Mesa dukjet kjo do të jetë dyshja e parë që do t’i bashkëngjitet kastit, i cili do të ketë aktorë nga të gjitha trevat shqiptare.

“O Sa Mirë” do të ketë gjithashtu transmetim përveçse në Kosovë, në një kanal në Shqipëri dhe në një tjetër në Maqedoni të Veriut. /Telegrafi/

Exit mobile version