Nxënësit e një shkolle gjermane përshëndesin njëri-tjetrin me "Heil Hitler"!

Prindërit dhe autoritetet janë të tmerruar nga fakti se disa prej 29 nxënësve shkëmbyen mesazhe naziste përmes aplikacionit “WhatsApp”, transmeton Telegrafi.
Në mesazhet e shkëmbyera lartësonin Hitlerin, ndërsa fyenin hebrenjtë.
Fotografitë e 14-vjeçarit dhe 15-vjeçarit nga gjimnazi “Landsberg”, pranë qyteti të Leipzig-it, zbulojnë se si nxënësit përshëndetën duke ngritur dorën dhe kanë mustaqe si Hitleri.
Një nga nxënësit duke u tallur në kurriz të Holokaustit kishte thënë: "Pse u vetëvra Hitleri? Hebrenjtë ia dërguan atij faturën e gazit".
Eli Gampel, biri i të cilit vijon mësimin në klasën që po hetohet, ishte tmerruar me idenë se si të gjithë nxënësit pohonin se ishin "ithtarë të Hitlerit”.
Në fakt, djalit të tij, i cili dihej se ishte çifut, ia ngjitën në mëngë të xhaketës emrin e partisë së djathtë që mbledh adhuruesit e nazizmit.
Policia konfirmoi se tashmë dy nxënësit e kësaj klase janë nën hetime, por sigurisht se këto hetime do të zgjerohen. /Telegrafi/




















































