LAJMI I FUNDIT:

Numri i të infektuarve me coronavirus në Gjermani është rritur për ditën e pestë me radhë, derisa janë duke u shikuar efektet e lehtësimit të masave

Numri i të infektuarve me coronavirus në Gjermani është rritur për ditën e pestë me radhë, derisa janë duke u shikuar efektet e lehtësimit të masave

Qeveria e Gjermanisë është duke i shikuar me vëmendje masat lehtësuese të mbylljes, pasi për të pestën ditë me radhë është rritur numri i të infektuarve me coronavirus.

Organizatat e shëndetësisë, e kanë lavdëruar Gjermani që kreu testime të shpeshta, për të zbuluar rastet e reja, në mënyrë që të mos ketë numër të lartë të personave të sëmurë, transmeton Telegrafi.

Në fillim të javës, kancelarja Angela Merkel njoftoi për hapjen e shumë hapësirave si muzetë dhe kopshtet zoologjike, derisa grupet religjioze mund t’ju kthehen sërish objekteve fetare që u përkasin.


Mirëpo, efekti i lehtësimit të masave po duket i rrezikshëm, pasi që nga 26 prilli, numri i të infektuarve është rritur. Vetëm gjatë një dite janë shënuar 1,639, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 160,758.

Derisa janë hapur shkollat, parqet dhe disa biznese, restoranteve dhe hoteleve iu është ndaluar rihapja edhe për një kohë.

Me rritjen e rasteve të reja, politikanët kanë kërkuar që qeveria gjermane t’i rishikojë masat lehtësuese, në mënyrë parandalimit të coronavirusit. /Telegrafi/