Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë – votave nga diaspora.

Deri më tani janë numëruar 52 mijë e 295 vota (mbi 92%) nga rreth 56 mijë e 610 vota të aprovuara nga diaspora.


Sipas të dhënave nga QNR rezultatet deri më tani janë si më poshtë:

LVV – 40,897 vota  PDK – 4,690 vota  LDK – 4,026 vota  AAK – 1,084 vota  NISMA – 412 vota 

numerimi

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave me kusht, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vota./Telegrafi/