LAJMI I FUNDIT:

“Nuk më intereson Liga Premier, ne nuk mund ta fitojmë”, Guardiola dorëzohet pas humbjes nga Man Utd

“Nuk më intereson Liga Premier, ne nuk mund ta fitojmë”, Guardiola dorëzohet pas humbjes nga Man Utd

Pep Guardiola ka pranuar se Manchester City ‘nuk mundet’ të fitojë titullin e Ligës Premier – duke ia dorëzuar në mënyrë efektive kurorën Arsenalit – pas humbjes së tyre në Old Trafford ndaj Manchester Unitedit.

City kaloi në epërsi në gjysmën e pjesës së dytë në derbin e 189-të të Mançesterit me një goditje me kokë të zëvendësuesit Jack Grealish dhe dukej se do të mbyllte përkohësisht diferencën me Arsenalin.

Por, Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford shënuan dy herë në katër minuta për të vulosur një rikthim të madh për Unitedin dhe për të dënuar Cityn me humbjen e parë në dy muaj në Ligën Premier.


Është gjithashtu humbja e dytë radhazi e Cityt në katër ditë pasi ata u eliminuan çuditërisht në Carabao Cup nga Southampton të mërkurën mbrëma.

Rezultati i lë kampionët në fuqi pesë pikë larg Arsenalit, i cili mund të rrisë epërsinë nëse mposht Spurs nesër (e diel) në derbin e Londrës Veriore. United, ndërkohë, është vetëm një pikë larg rivalëve të tyre vendas në vendin e tretë.

Duke folur pas ndeshjes, Guardiola ishte dukshëm i frustruar dhe dukej se pranoi se skuadra e tij nuk mund ta mbroj titullin e ligës.

“Nuk më intereson Liga Premier dhe Carabao Cup, ne nuk mund të fitojmë. Ne fituam shumë, kështu që nuk është problem”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Spanjolli ishte gjithashtu i pakënaqur me barazimin e diskutueshëm të Unitedit, ku Fernandes shënoi gol, por Rashford ishte në pozitë të diskutueshme.

Goli u anulua fillimisht nga asistenti i Stuart Atëell sepse sulmuesi anglez ishte në pozicion jashtë loje, por vendimi u ndryshua pasi VAR vendosi që Rashford nuk kishte asnjë rol në gol duke qenë se ai nuk e preku topin.

“Epo, Rashford është jashtë loje, Bruno Fernandes jo.”

“Nuk e di nëse Rashford ndërhyri dhe shpërqendroi portierin dhe qendërmbrojtësit tanë. Rregulli është rregull”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Kalo në kategori