Puskas Arena u zhvillua një prej ndeshjeve më të mira të fazës grupore të ‘Euro 2020’, ndërmjet Portugalisë dhe Francës.

Rezultati ishte i barabartë, mirëpo u shënuan katër gola, nga dy prej secilës skuadër.


Dy sulmuesit fantastikë, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, ishin protagonistët kryesore të takimit, pasi i shënuan golat e ekipeve të tyre.

https://twitter.com/rmdanalysis/status/1407789594163257355

Pikërisht dikur bashkëlojtarët te Real Madridi janë vlerësuar me notat më të larta në këtë takim.

Në anën tjetër, ka mbetur nën hije anësori francez, Kylian Mbappe, i cili ka marrë notën më të ulët në këtë sfidë. /Telegrafi/

telegrafi sport app