Nora Gjakova ka arritur me sukses të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Xhudistja jonë e ka nisur për mrekulli garën në Abu Dhabi, pasi ka fituar dy përballjet e para, pas rikthimit nga lëndimi.


Pas fitores në raundin e parë me ‘pikë të artë’ ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin, Gjakova ka fituar edhe luftën e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në këtë luftë, kampionia olimpike ka mposhtur me ‘ippon’ dhe brenda më pak se 1 minutë holandezen, Pleuni Cornelisse.

nora gjakova 2

Me këtë fitore, xhudistja pejane kalon në çerekfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit.

Në çerekfinale, Nora pritet të takohet me xhudisten Marica Perisic nga Serbia. /Telegrafi/

telegrafi sport app