Noizy dhe Dafina Zeqiri kanë publikuar projektin e shumëpritur "A Don Love?". 

Ky projekt i paralajmëruar shumë kohë më parë dhe vetëm tani mori jetë.


Edhe Noizy edhe Duffye fillimisht publikuan projekte të ndara para bashkëpunimit.

Më pas xhiruan videoklipin e ri prej ku po dalin paralajmërimet e para e ku dyshja shihen afër.

Burime të afërta thonë se Noizy dhe Duffye janë më shumë se miq dhe raportin e tyre sensual e kanë bartur edhe në videoklip.

Kënga u punua nga BledBeats kurse video thuhet se u xhirua me një iPhone 8.

Kujtojmë se Dafina dhe ish i dashuri Jose u ndanë kohë më parë me këngëtaren që u hodh në krahë e reperit shqiptar menjëherë i cili më parë nuk ka hezituar edhe ta fyej.

Dafina dhe Noizy këngën e tyre e kishin përfunduar tash e sa kohë.  /Telegrafi/

82380C64 EABE 4238 9E61 91EF6B00EDEC