LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me milionerët e Bitcoin-it: Kishin investuar pak para, sot bëjnë jetë super luksoze (Foto)

Njihuni me milionerët e Bitcoin-it: Kishin investuar pak para, sot bëjnë jetë super luksoze (Foto)

Padyshim që Bitcoin është bërë kryelajm i mediave botërore gjatë viteve të fundit. Edhe pse një pjesë e madhe janë skeptikë për kriptovalutat, një gjë është e sigurt që shumë njerëz janë pasuruar në këtë mënyrë, shkruan Business Insider.

Këtë gjë më së miri e dëshmon rasti i ish-punëtorit të ndërtimtarisë Daniel Colos, i cili vitin e kaluar së bashku me një mik investuan 5 mijë dollarë në kriptovaluta. Dhe për pak muaj fitoi 200 mijë dollarë, dhe vlerësohet se nëse i ecën mirë me kriptovaluta, deri në fund të vitit 2019 ai do të jetë milioner, transmeton Telegrafi.

https://www.instagram.com/p/BfJvM5PB98S


Një pjesë të parave të fituara nga kriptovalutat i ka shpenzuar në udhëtime të ndryshme luksoze nëpër botë, kurse planifikon të shpërngulet në Tajlandë.

Rasti i ngjashëm është edhe me Erik Finman, i cili kishte investuar një mijë dollarë në vitin 2011 të cilat i kishte fituar si dhuratë për ditëlindjen e 12-të nga gjyshja e tij. Sipas vlerave të sotme të kriptovalutave, ai posedon rreth 4 milionë dollarë.

https://www.instagram.com/p/BfOituSnT7y

Finman ka arritur një marrëveshje me prindërit – që nëse bëhet milioner deri në moshën 18-vjeçare, nuk do të ketë nevojë të regjistrohet në fakultet. Por, ai është pasuruar aq shumë, sa që prindërit e kanë lejuar ta braktis shkollën shumë më herët, dhe atë si 15-vjeçar.

https://www.instagram.com/p/Bd0Y2p2nV2K

Eddy Zillan shumën e parave të kursyera (12 mijë dollarë) i kishte investuar në kriptovaluta. Ai fitonte para duke mbajtur kurse tenisi, dhe kur mbushi 18 vjet vendosi të rrezikoj. Tre vite më vonë, në llogarinë e tij kishte miliona dollarë.

https://www.instagram.com/p/Bdn1Xnzh_Rq

Më pas ai hapi kompaninë “Cryptocurrency Financial”, e specializuar për të këshilluar të interesuarit që janë të gatshëm të investojnë në kriptovaluta. Ai veten e quan “Ujku i kripto-botës”.

Sigurisht se keni dëgjuar për vëllezërit Tyler dhe Cameron Winklevoss. Ata kishin paditur Mark Zuckerbergun, mbi pretendimet se ua kishte vjedhur idenë për Facebookun. Ata janë ndër investitorët e parë në kriptovaluta. Duke marrë parasysh vlerën aktuale të Bitcoin, vëllezërit binjakë mund të jenë Bitcoin miliarderët e parë në botë.

https://www.instagram.com/p/BQeJa3tgC5F

Ata kishin fituar rastin kundër Facebookut në vitin 2008, dhe janë dëmshpërblyer me një shumë të majme të parave dhe atë hiq më pak se me 65 milionë dollarë, kurse në mars të vitit 2013 investuan rreth 11 milionë dollarë në blerjen e rreth një për qind të rezervave botërore të Bitcoin, kur valuta elektronike kushtonte rreth 120 dollarë amerikanë. Nuk dihet shuma e saktë, por besohet se bëhet fjalë për rreth 100 mijë Bitcoin, që kapin vlerën e mbi një miliardë dollarëve.

https://www.instagram.com/p/BXLa2f7HJsK

Rowan Hill kishte lënë punën në një minierë kur ishte 26-vjeç, pasi filloi të bëjë qejf me paratë e fituara nga Bitcoin. Ai ato i shpenzon në udhëtime. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BeOZ600l30M

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori