Njerëzit me çrregullime të gjumit mund të kenë rrezik të rritur për goditje në tru
Problemet me gjumin pesëfishojnë rrezikun për sulm në tru
Gërhitja, lëvizja dhe rrotullimi, dremitja për një kohë të gjatë përgjatë ditës, zgjimi gjatë natës dhe gjumi shumë pak apo edhe shumë, të gjitha kontribuojnë në gjumin me cilësi të dobët dhe mund të rrisin rrezikun për sulm në tru.
Këtë e tregon studimi i ri i publikuar në revistën “Neurology”.
“Gjetjet janë në përputhje me hulumtimet e mëparshme që lidhin gjumin e pashëndetshëm me presionin e lartë të gjakut dhe dëmtimet e enëve të gjakut, të cilët janë faktorë rreziku për goditje në tru. Gjumi i keq mund të sjellë hipertension i cili është një faktor i rëndësishëm rreziku për goditjet në tru dhe sëmundjet kardiovaskulare. Në studime të tjera kemi parë një marrëdhënie të ngjashme edhe midis gjumit dhe çrregullimeve si diabeti dhe demenca,” tha specialistja e gjumit Kristen Knutson, profesore në Shkollën Feinberg të Universitetit Northwestern.
Një arsye mund të jetë ndikimi i gjumit të shkurtër dhe të fragmentuar dhe çrregullimeve të gjumit si apnea e gjumit në aftësinë e trupit për të rregulluar metabolizmin, presionin e gjakut dhe inflamacionin, të cilët janë të gjithë faktorë rreziku për sulm në tru, ka thënë Phyllis Zee, drejtor i Qendrës “Circadian and Sleep Medicine” në shkollën mjekësore të Northwesternit.
Rezultatet treguan se njerëzit që flinin mesatarisht më pak se pesë orë në natë kishin tre herë më shumë gjasa për të pasur një goditje në tru sesa ata që flinin shtatë orë, minimumin e rekomanduar për të rriturit. Nga ana tjetër, gjumi për më shumë se nëntë orë në natë ishte i lidhur me një rritje të dyfishtë të rrezikut të goditjes. Njerëzit që gërhisnin kishin 91% më shumë gjasa të kishin pësuar një goditje në tru. Dremitja ishte po ashtu një faktor rreziku pasi njerëzit që dremitnin mesatarisht më shumë se një orë në ditë kishin 88% më shumë gjasa të pësonin një goditje.
Hulumtimi ndërkombëtar përfshiu 4,500 njerëz që kanë pësuar një goditje në tru. Pothuajse 1800 prej tyre kishin pësuar një episod ishemik, ndërsa 439 kishin përjetuar një hemorragji intracerebrale.
Pas studimit, u bë një krahasim me njerëz të së njëjtës moshë dhe gjini, të cilët nuk kishin histori goditjeje në tru. Të dy grupet iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me cilësinë e gjumit.
Sigurisht, duhet theksuar se hulumtimi tregoi lidhjen e problemeve të gjumit me goditjen në tru, jo etiologjinë. Me fjalë të tjera, nuk është e sigurt nëse gjumi i dobët çon në goditje në tru apo nëse shkakton një sërë problemesh të tjera (stresi, konsumimi i kafeinës, më pak ushtrime për shkak të lodhjes) rrisin rrezikun e goditjes në tru. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos