Praktika e qëndrueshme bujqësore e kullotjes së deleve daton mijëra vite më parë. Ne takojmë njerëz që e mbajnë gjallë traditën, pavarësisht presionit nga bujqësia e turizmi i industrializuar dhe ndryshimet klimatike.
Gjatë 53 viteve, Eleni Tzima dhe bashkëshorti i saj Nasos Tzimas i kanë ndërtuar kullotat e tyre ndërmjet një distance prej 150 kilometrash, midis kullotave verore e të izoluara në male e deri tek ultësira e shtëpisë ku dimërojnë.
Familja Tzimas është pjesë e një tradite mijëvjeçare të lëvizjes sezonale të bagëtisë. Por kjo traditë po vdes dhe ata janë disa nga të fundit që e praktikojnë ende.
Gjatë muajve të verës, çifti, të dy rreth të 80-ave, jetojnë në një kasolle të improvizuar, duke përdorur energjinë diellore për radion, celularët dhe ndriçimin. Ata janë ndër barinjtë më të moçëm që marrin pjesë në një udhëtim të përvitshëm të njohur si “diava”, në Parkun Kombëtar malor Pindus, pranë kufirit greko-shqiptar.
Zonja Tzima, e cila thotë se shëndeti i lig i burrit të saj nënkupton se udhëtimi i vitit 2020 me shumë gjasa ka qenë i fundit, e përshkruan jetesën e tyre si të vështirë por shpërblyese.
“Ne rropatemi çdo ditë, nga mëngjesi e deri sa bie muzgu. Nuk kam bërë kurrë as edhe një ditë pushim, sepse bagëtia nuk pushon”, thotë ajo. “Unë jam mësuar me klimën e ftohtë malore dhe qetësinë e verës në mal. Nuk e kam zgjedhur këtë jetë por nëse do të duhet ta bëja, do të ishte pikërisht kështu”.
Një trashëgimi e gjelbër, në zhdukje
Tradita mijëvjeçare e lëvizjes sezonale të bagëtisë praktikohet kryesisht nga grupet autoktone greke si dhe nga emigrantët nga Shqipëria e Rumania.
Dikur shumë e përhapur, tradita e humbi popullaritetin e saj në vitet 60-‘70, kur nisi të jetësohet teknologjia e re bujqësore.
Në 2019-ën, UNESCO e quajti këtë traditë një “trashëgimi kulturore jomateriale” dhe e përshkroi atë si një nga mënyrat më të qëndrueshme dhe më efikase për bagëtitë.
Kullotat e lëvizshme krijojnë kohë për rikuperim dhe nuk krijojnë mbishfrytëzim, ndërsa barinjtë mund të shmangin thatësirat verore duke u drejtuar në malet ku shkrihet dëbora dhe rritet bari.
Migrimi përgjatë shtigjeve të shkelura mirë ka formuar gjithashtu peizazhe natyrore, duke krijuar habitate unike në hapësirë të hapur, që janë shtëpia e një numri bimësh dhe kafshësh, si dhe korridore për kafshët e egra.
Disa studime tregojnë gjithashtu se bagëtia nomade kullotëse mund të ndihmojë në parandalimin e zjarreve në pyje.
Thomas Ziagkas i lyen delet e tij duke përdorur baltë të kuqe, në mënyrë që kafshët e tij të mos përzihen me kopetë e tjera.
Në ditët e sotme ai rrallë takon barinj të tjerë nëpër shtigje.
Megjithatë, 72-vjeçari vazhdon traditën familjare, sepse dëshiron të tregojë se delet e tij kanë lëvizur – ndryshe nga kopetë e palëvizshme që kullosin në fusha.
“Ndihem krenar që tufa ime zbriti nga malet, deri këtu poshtë”, tha ai. “Kjo u duhet treguar të tjerëve”.
Kafshë të lumtura – prodhime cilësore
Në fillim të tetorit, vëllezërit Nikos dhe Giannis Saitis ulen rreth një zjarri bubulak, pas një dite rraskapitëse ecjeje në mal me bagëtitë e tyre. Ata thonë se udhëtimi nëpër kullota është i mirë për kafshët.
“Malet i bëjnë ato të fortë dhe të shëndetshëm – gjithashtu edhe mua” – thotë Nikos Saitis. “Nëse bagëtinë e transportojmë me kamionë, ato do të kalonin traumë, për shkak të ndryshimit të habitatit dhe lartësisë”.
Çdo vit, dy vëllezërit mezi presin nisjen e udhëtimit që shënon nisjen e dimrit dhe punën e vështirë që përmbyllet me prodhimin e qumështit.
Barinjtë këtej pari e përdorin qumështin kryesisht për prodhimin e djathit. Është e vështirë për të transportuar çdo ditë qumësht të freskët në vendndodhje të ndryshme, veçanërisht lart në malësi.
Ndonjëherë ata ia shesin djathin banorëve vendas ose tregtarë që vijnë t’i takojnë këtu.
Të ushqyerit e deleve me bar të freskët mali u jep atyre produkte të një cilësie të lartë siç është djathi, qumështi dhe kosi cilësor, me të cilët s’mund të konkurrojë asnjë produkt tjetër, thotë Nikos Saitis.
Gjithsesi, barinjtë janë të detyruar t’i shesin produktet e tyre me çmime të ulëta, të cilat nuk pasqyrojnë cilësinë dhe punën e madhe që qëndron pas tyre. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Opozita e Grenlandës fiton zgjedhjet e dominuara nga pavarësia dhe Trump

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët