Ajo është bërë e njohur fillimisht si bashkëshortja e futbollistit Maxi Lopez, e më pas për historinë me Mauro Icardin.
Ish-partnerja e këtij të fundit cilësohet tani si një ikonë e medieve argjentinase, agjente futbolli, prezantuese televizive e modele.
Biondja u martua me sulmuesin argjentinas, një futbollist profesionist, në vitin 2014, ndërsa hoqi dorë nga ish-shoku i skuadrës dhe miku i Icardit, Maxi Lopez, për të nisur një lidhje me futbollistin 29-vjeçar.
Ata u martuan në vitin 2014 në një ceremoni të vogël në Buenes Aires me të cilin ka dy fëmijë, e tre të tjerë nga lidhja me Lopezin.
Ndonëse tani duket një femër e kompletuar e me linja trupore, Nara ka bërë një ndryshim të madh që nga e kaluara.
Superylli argjentinas në disa pamje nga e kaluara shihet se ka qenë më ndryshe.
Kjo duket se pas famës ka arritur të shndërrohet në një femër krejtësisht tjetër nga vitet më parë.
E njëjta tani është ndarë edhe nga Icardi dhe po përflitet për një lidhje të re me këngëtarin L-Gante. /Telegrafi/