Në rastin e javës së sklerozës u mbajt një takim ku thuhet se në Kosovë nga sëmundja Skleroza e shumëfishtë, është një sëmundje kronike nga e cila në Kosovë janë të prekur rreth një mijë persona.
Skleroza e shumëfishtë është sëmundje e përjetshme e sistemit nervor qendror dhe nëse nuk trajtohet përfundon me paaftësi të plotë fizike.
Terapia për një vit kushton 10 mijë euro, dhe kjo paraqet një sfidë të madhe për pacientët. Meqenëse deri më tash Ministria e Shëndetësisë nuk ka siguruar terapinë, pacientët janë detyruar të bëjnë zgjidhje nga më të ndryshmet.
Terapia vjetore për 1 mijë pacientë të prekur me sklerozë, buxhetit të Kosovës do t’i kushtonte 10 milionë euro. Sipas neurologut Afrim Blyta, ndarja e një vije buxhetore për këtë sëmundje do të ishte zgjidhja më e mirë.
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë nuk u treguan të gatshëm të flasin për këtë problem. Krejt ajo që arritëm të sigurojmë përmes bisedës telefonike, është se MSH ka vendosur të shpenzojë 400 mijë euro për të siguruar terapi për vetëm 50 pacient të sëmurë me sklerozë, përderisa për 950 personat e tjerë të prekur nga Skleroza e shumëfishtë edhe më tutje vazhdon të mungoj kujdesi adekuat shëndetësor./rtv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një shenjë e çuditshme në gjuhë tregon se assesi nuk duhet të pini kafe
Ecja në gjunjë – Ushtrimet taoiste si kurë për shumë sëmundje
Çfarë ngjyre duhet të ketë urina e parë e mëngjesit? Mjekja solli tri epruveta në emision, vetëm njëra mund të jetë simptomë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh