Një Komb, një tarifë

“Një Komb, Një Tarifë”, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Eagle Mobile mundëson telefonata me vetëm 30 lekë/minutë (me TVSH) për të gjithë abonentët që telefonojnë drejt Kosovës apo Maqedonisë.
Krahas kësaj, të gjithë abonentët Eagle Mobile që janë në Roaming në Kosovë apo Maqedoni me po të njëjtën tarifë prej 30 lekë/minutë mund të presin dhe kryejnë thirrje drejt numrave Eagle në Shqipëri. Oferta vlen vetëm drejt dhe nga rrjetet Ipko/Mobitel Kosovë apo One/Cosmofon në Maqedoni.
Ndërkohë një tjetër ofertë e re që Eagle ka hedhur në këtë 100 vjetor është paketa “Dita me Fat”. Për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen abonentë Eagle, si për ata që bartin numrin e tyre në Eagle ashtu edhe për ata që blejnë një numër të ri, Eagle ofron paketën “Dita me Fat” për 400 Lekë e cila përmban një kartë SIM si dhe një kartë rimbushëse 200 Lekë. Duke kryer një rimbushje prej të paktën 200 Lekësh brenda 7 ditësh nga aktivizimi i kartës, përveç kreditit të rimbushur, automatikisht mund të përfitohet: 200 lekë të tjera bonus, 200 SMS drejt Eagle, 200 MB internet të vlefshme për 7 ditë nga momenti i përfitimit të tyre.
Rimbushja e parë prej të paktën 200 Lekësh aktivizon edhe ofertën “Dita juaj me fat”. Dita e javës në të cilën kryhet rimbushja e parë prej të paktën 200 Lekësh, do të quhet “Dita Juaj me Fat”. Çdo javë, në “ditën tuaj me fat” për 6 muaj rresht do të përfitoni:
Nëse do të blini një numër të ri: Telefonata FALAS drejt Eagle gjatë gjithë ditës me fat.
Nëse do të sillni numrin në Eagle: Telefonata FALAS drejt Eagle gjatë gjithë ditës me fat, 15 minuta drejt të gjithë operatorëve kombëtarë, 15 SMS kombëtare. /Telegrafi/






































