Numri i vdekjeve nga droga në BE është rritur, shumica e rasteve janë nga viti 2022 në Gjermani. Njëkohësisht në treg po dalin gjithnjë e më shumë droga të reja. BE bën fjalë për një “problem në rritje të Opioidit”.
Konsumi i drogave ilegale në Evropë po kthehet në një problem gjithnjë e më shqetësues.
Qendra Evropiane e Vëzhgimit për drogat dhe varësinë nga droga (EMCDDA) në raportin e saj për vitin 2024 bën fjalë për një “kërcënim në rritje”.
BE vlerëson, se në vendet anëtare më 2022 ka pasur të paktën 6.392 raste vdekjeje në kontekstin e mbidozës së drogave.
Kjo i korrespondon një kuote vdekjesh 22,5 të vdekur në një milionë banorë në grupmoshën 15 deri në 64 vjeç.
Gjermania kryeson sërish me 1.631 raste të dokumentuara. 83 për qind kanë qenë meshkuj.
Numri i të vdekjeve nga droga të regjistruara në BE është në rritje prej vitesh – e kjo shifër është vetëm një vlerësim minimal, sepse jo të gjitha vendet i regjistrojnë rastet e vdekjeve.
Konsumi i narkotikëvë ilegalë
Pjesa më e madhe e viktimave ka marrë Opioide, një heroinë dhe kryesisht Opioide sintetike si Fentanyl apo Nitazen, që konsiderohet edhe më e rrezikshme dhe në Evropë kohët e fundit ka vërshuar, megjithëse në BE ajo përdoret më rrallë se në Amerikën e Veriut.
Atje Fentanyl ka shkaktuar një krizë shëndetësore.
Por edhe në Evropë ka gjurmë fatale të drogës Opioide: Vlerësohet se kjo ka qenë shkaku i tri të katërtave të vdekjeve të njoftuara nga mbidoza më 2022 në BE.
Që nga viti 2009, sipas komisares së BE-së për Politikën e Brendshme, Ylva Johansson, në tregun europian të drogës janë shfaqur 81 Opioide të reja sintetike.
2023 ton kokainë e konfiskuar
Një problem tjetër është, se njerëzit në Evropë gjithnjë e më shumë përziejnë droga të ndryshme, shpesh pa e kuptuar.
“Ata marrin koktej potencialisht vdekjeprurës nga lloje të ndryshme drogash”, tha Johansson.
Konsumi i drogës po përkeqësohet. Megjithatë edhe kokaina, që po gëzon një rikthim, konsiderohet si një ndër drogat e rrezikshme: Sipas BE-së ajo është shkaku në 20 për qind të rasteve të vdekjeve. Pas kanabisit, kokaina sipas EMCDDA ishte në 2022 në Evropë droga ilegale më e konsumuar.
Problemi me kokainën është, se ajo është në dispozicion me sasi të mëdha dhe për të gjashtën herë radhazi në BE janë konfiskuar sasi rekord kokaine, më 2022 janë konfiskuar 323 ton.
Çfarë do të bëjë BE
BE do të forcojë luftën kundër mafies së drogës, bilanci vjetor i së cilës sipas raportit të fundit të Europolit dhe EMCDDA arrin në 31 miliardë euro: Qendra e vëzhgimit në fillim të korrikut do të funksionojë si një agjenci e BE-së për drogën.
Kjo agjenci do të ketë më shumë kompetenca dhe më shumë hapësirë veprimi.
I ngarkuari federal për drogën në Gjermani, Burkhard Blienert kërkon masa të mëtejshme, për të ulur edhe kërkesën për drogat e rrezikshme.
Sipas tij, urgjentisht e nevojshme është “parandalimi në shkallë të gjerë dhe më me efektivitet pikërisht në shkolla”, tha ai.
Atje ku drogat konsumohen lipsen më shumë oferta për ndihmë dhe punë sensibilizuese për rreziqet e konsumimit të përzierjeve të drogave. /DW/