Site icon Telegrafi

Një histori e pabesueshme nga Italia: Si e mashtroi “Nonno Sprint” sistemin e pagesave të autostradave

Mediat italiane kanë zbuluar në ngjarje të pazakontë të një tetëdhjetë vjeçari italian, i cili rrezikon ta sheh veten prapa grilave për shmangien e pagesës së tarifave rrugore në vlerën e katër mijë eurove.

Përkatësisht, gazeta Corriere della Sera publikoi një artikull për italianin me pseudonimin “Nonno Sprint”, i cili shmangte pagesën e shfrytëzimit të autostradave duke përdorur një teknikë që italianët e përdorin shpesh në transportin e metrosë.

“Me Fiat-in e tij, njeriu, emri i vërtetë i të cilit është Mario, udhëtoi nëpër autostradat italiane për dy vjet pa paguar asnjë euro, duke pretenduar se kostot ishin shumë të larta dhe se nuk ia vlente të paguante para për shërbimin e keq”, shkruan gazeta.

Gjegjësisht, ai i është shmangur pagesave duke lëvizur afër automjetit para tij, në korsinë e rezervuar për përdoruesit e shërbimit me parapagesë “Telepass”. Duke përdorur këtë metodë, italiani kaloi nëpër kabinat e pagesës para se të ulet laura. Ai përdori të njëjtat metoda edhe në daljet e autostradës, raporton theguardian.

“Në fund, punonjësit në bashkëpunim me policinë kanë zbuluar mashtrimin e italianit pasi kanë parë pamjet nga video-kamerat. Në raport thuhet se Mario ka shkuar deri në Romë dhe Napoli me Fiatin e tij”, shkruan gazeta italiane.

“Unë nuk e paguaj autostradën. Është një e mirë publike, nuk mund të paguaj tarifën. Çmimet janë shumë të larta për një shërbim të tillë”, tha i moshuari.

Ndryshe, 80-vjeçari italian e kalon jetën në një azil pleqsh dhe kishte vendosur të bëjë një aventurë me veturë, siç ka deklaruar ai, nga jeta rutinore që e bënte tash e sa vite. /Telegrafi/

Exit mobile version