“Një ditë vetëm” - Xhensila Myrtezaj publikon fotografi nga bregdeti shqiptar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ndan me ndjekësit e saj momente të veçanta relaksi dhe qetësie pranë bregdetit shqiptar.
Në një postim të fundit, ajo ka publikuar fotografi ku shfaqet duke shijuar një ditë vetëm në detin Jon.
“Një ditë vetëm, në detin më të bukur që njoh: Jonin”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Me pamje mahnitëse të detit dhe rrezeve të diellit që ndriçojnë peizazhin, Xhensila tregon bukurinë natyrore të këtij destinacioni dhe rëndësinë e kohës së kaluar larg zhurmës dhe stresit të përditshëm.
Ky postim vjen si një frymëzim për shumë prej ndjekësve të saj që të gjejnë pak kohë për veten dhe të shijojnë momentet e thjeshta të jetës.

E njëjta po vazhdon të jetë një prej figurave kryesore të industrisë muzikore shqiptare, duke sjellë çdo herë projekte të reja që pasqyrojnë rritjen dhe zhvillimin e saj artistik, si dhe ndikimin e saj në muzikën bashkëkohore.
Veç kësaj, është tejet e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte nëpër vende të ndryshme. /Telegrafi/






























































