Në shikim të parë, duket si një shkëmb i zakonshëm. Por një prind nga Zelanda e Re bëri një foto të vajzës së tij të fshehur në këtë vend magjepsës.

Me këtë ai sfidoi mijëra përdorues të rrjeteve sociale që të përpiqeshin të gjenin saktësisht se ku ndodhej ajo.


Fotografia u postua në forumin popullor "FindTheSniper", ku përdoruesit ndajnë enigma vizuale që testojnë fuqitë e vëzhgimit.

Fotografia tregon një formacion shkëmbor të mbuluar me organizma detarë - por diku brenda këtij "kamuflazhi detar" është një vajzë e vogël e fshehur.

Autori i fotos thotë se e kuptoi në një moment se kishte mundësinë e përsosur për të krijuar një iluzion optik - dhe nuk kishte gabuar.

Fotografia u bë virale dhe mijëra njerëz po përpiqen ta gjejnë vajzën, shumë prej tyre pa sukses. /Telegrafi/