LAJMI I FUNDIT:

Një baba bëri një foto të dorës së djalit të tij – zbuloi domethënien dërrmuese të shenjave të lapsit

Një baba bëri një foto të dorës së djalit të tij – zbuloi domethënien dërrmuese të shenjave të lapsit

Një baba zemërthyer ka shpërndarë një foto në dukje të pafajshme të dorës së djalit të tij në ditën e dytë të shkollës së mesme. Ai bëri një foto të dorës së djalit të tij, e cila ishte e mbuluar me shenja lapsi të zi, me saktësi 21 rreshta, që në fakt përfaqëson numrin e rasteve që ai është abuzuar nga dhunuesit.

“Në krahun e tij ai bëri një procesverbal se sa shumë ishte abuzuar, verbalisht ose fizikisht, në dy ditët e fundit”, shkruante babai Matthew Beard nga Mbretëria e Bashkuar.

Ai shtoi se jeta e përditshme e djalit të tij në shkollë ishte zemërthyese dhe bëri thirrje për ndëshkime më të rrepta për ngacmuesit.


“Shkollat duhet të sillen më ashpër me ngacmuesit, prindërit e tyre duhet të gjobiten”, beson ai.

https://twitter.com/mattbeard02/status/1569785809305309187

Ai thotë se ka shpërndarë këtë foto për t’u treguar prindërve se çfarë mund të ndodhë me fëmijët e tyre, edhe pse shumica mendojnë se fëmijët e tyre janë të sigurt në shkollë.

“Ai donte të na tregonte se sa shpesh ndodh kjo në dy ditë shkollë. Ju thjesht nuk e dini se çfarë po ndodh sepse nuk jeni atje si prind,” vuri në dukje ai.

Shumë prindër pranuan se fëmijët e tyre ishin gjithashtu viktima të dhunës së bashkëmoshatarëve, e cila tek viktimat mund të shkaktojë probleme me gjumin, humbje oreksi, probleme me përqendrimin, probleme në shkollë, krijimi i një imazhi të keq për veten, mendime për vetëdëmtim, mendime vetëvrasëse, vetmi, frikë, konfuzion, ndjenja e pasigurisë dhe trishtimit.

Kids Help Line këshillon viktimat e dhunës së bashkëmoshatarëve që të distancohen nga dhunuesi, të mos hakmerren, të gjejnë një të rritur që besojnë dhe t’u drejtohen atyre për ndihmë dhe të raportojnë dhunuesin për sulmin. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Fun
Kalo në kategori