Ka tash e sa ditë që ka nisur një peticion online në rrjetin social Facebook, duke kërkuar nga shqiptarët që të nënshkruajnë për të kërkuar nga gjiganti Apple që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur në hartat e tyre.
Aktualisht në Apple, Kosova paraqitet me vijë të hijezuar si krahinë e Serbisë, ndonëse në hartat zyrtare figuron si shtet sovran që nga shpallja e Pavarësisë në vitin 2008.
Në një kërkesë të tillë u përfshinë edhe vet yjet botërore me prejardhje shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa – madje kjo e fundit nxiti një debat të zjarrtë me publikimin e flamurit “Autokton”, duke treguar ndjenjën e zjarrtë të patriotizmin e saj, gjë cila nuk u prit mirë nga serbët.
Pak ditë pasi është kthyer në një prej çështjeve më të diskutuar në vend, në rrjetet sociale nis tashmë edhe një kampanjë e re e adresimit ndaj Apple që ta njohë Kosovën si shtet.
Faqja Tapped Albanian ka publikuar në Instagram një video, përmes së cilës tregon se si çdo përdorues i pajisjeve Apple, mund të hyjë te harta zyrtare e kompanisë dhe të raportojë një problem.
E problemi i raportuar duhet të jetë “Vendosni Kosovën në hartat e Apple (Në anglisht: Put Kosovo on Apple maps)”.
https://www.instagram.com/p/CC5oR7_gUNm/
Postimi i cili kërkon vëmendjen e të gjithë shqiptarëve ka etiketuar dhjetëra artistë të njohur shqiptarë, duke kërkuar që me influencën e tyre të shpërndajnë sa më shumë të jetë e mundur këtë kampanjë.
Njëra ndër këngëtaret që i është përgjigjur pozitivisht një nisme të tillë është Dafina Zeqiri, e cila ka publikuar në InstaStory një video të shkurtër të realizuar nga kompania e saj menaxhuese “Moneyz”, e cila gjithashtu tregon mënyrën se si mund të arrihet deri te një raportim i tillë ndaj Apple – e që një presion i tillë mbase mund ta bindë gjigantin e teknologjisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë