LAJMI I FUNDIT:

Nikolla Dimitrov për vizitë pune në Bruksel

Nikolla Dimitrov për vizitë pune në Bruksel

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel.

Siç potencojnë nga MPJ, ministri Dimitrov sot do të marrë pjesë në mëngjesin e punës me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të BE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në organizim të ministrit grek për Punë të Jashtme Nikos Dendias.

“Mëngjesi i punës, drejtpërdrejtë para mbajtjes së Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së, do të paraqesë mundësi që ministri Dimitrov t’i njoftojë kolegët ministra për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së me ngjarjet e fundit politike në vend, me fokus të prioriteteve kyçe të lidhura me qeverisjen e së drejtës si dhe implementimin e Marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë. Njëherit do ta përsëris kërkesën Këshilli sa më shpejtë që është e mundur të arrijë pajtueshmëri për metodologjinë e re negociuese dhe pa anulim të mëtutjeshëm ta sjellë vendimin për fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut”, potencojnë nga MPJ.


Në suaza të vizitës në Bruksel, ministri Dimitrov do të takohet me Oliver Varheji, eurokomisar për politikë fqinjësore dhe zgjerim, me shefin e kabinetit të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishell dhe me shefin e kabinetit të kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen.

Nga MPJ informojnë se janë parashikuar takime edhe në Parlamentin Evropian me kryetarin e grupit Rindërtimi i Evropës Daçijan Çolos dhe me shumë eurodeputetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori