LAJMI I FUNDIT:

Ngritja e peshës dyduarëshe nga pjesa e sipërme e gjoksit

Ngritja e peshës dyduarëshe nga pjesa e sipërme e gjoksit

Ky është ushtrimi themelor i muskulit Deltoid, një muskul i krahut që përbëhet prej tre pjesëve të ndara ose krerëve. Secila e aftë për ta lëvizur krahun në drejtime të ndryshme.

Florent Krasniqi
Akademia e Bodybuildingut dhe Fitnesit F&A
tel. 044 986 – 101
emaili: abffa@live.com

Muskujt e përfshirë:
Muskujt primarë: Anterior deltoid.
Muskujt sekondar: Lateral deltoid, Triceps brachii, Trapezius, pjesa e sipërme e muskulit të gjoksit Pectoralis major.

Ekzekutimi
Uluni në bankë kapeni peshën dyduarëshe në gjerësi të krahëve dhe nga pjesa e sipërme gjoksit ngrite peshën dyduarëshe deri në shtrirjen e plotë të duarve. Uleni peshën në pozitën fillestare. Përsëriteni.
Frymëmarrja bëhet gjatë uljes së peshës në pozitën fillestare, ndërsa fryma nxirret gjatë ngritjes së peshës.


Gjerësia e mbajtjes së shufrës
Për ta goditur më shumë pjesën e përparmë të muskulit deltoid (anterior deltoid), atëherë gjerësia e mbajtjes së peshës duhet të jetë sa gjerësia e krahëve, për të goditur pjesën laterale të deltoidit (lateral deltoid) gjerësia e mbajtjes së peshës duhet të jetë më e gjerë se gjerësia e krahëve. Sidoqoftë, gjerësia e gjerë e mbajtjes së shufrës minimizon përfshirjen e muskulit trekrerësh të krahut (musculus triceps brachii) dhe lëndimi i nyjës së krahut rritet.

Makinat mundësojnë që ky ushtrim të ekzekutohet me siguri të lartë dhe stabilitet dhe ofrojnë zgjedhje të kapjes së dorëzave (shuplakat e kthyera kah njëra tjetra) godet më shumë muskulin anterior deltoid se sa kapja e dorëzave me duar në pozitë me shuplaka të kthyera përpara. /Telegrafi/