Të enjten në Kaçanik, në ora 13 e 40, është arrestuar një mashkull, pasi i njëjti kishte ngacmuar një femër të moshës së mitur.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në raportin e 24 orëe të fundit.


“I dyshuari gjithashtu kishte fyer edhe prindin e viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/