Site icon Telegrafi

Nga Parma e viteve të 90-ta deri te Juventusi i Max Allegrit: Një formacion për çdo dekadë nga katër sa ishte Gigi Buffon në fushë

Gianluigi Buffon është një  fenomen i brezit të tij dhe nga shumë njohës, portieri më i mirë në histori të futbollit.

Ai është futbollisti i Italisë me më shumë paraqitje në të gjitha kohërat, ishte kapiteni frymëzues i Juventusit, para se të kalonte te PSG.

Buffon e filloi karrierën e tij profesionale me Parmën në vitin 1995 dhe ai ende është duke ushtruar profesionin e tij në nivelet e larta të futbollit botëror edhe pas 27 vitesh.

44-vjeçari si vera, thjesht bëhej gjithnjë e më i mirë me kalimin e moshës.

Jetëgjatësia e tij e jashtëzakonshme (që e pa atë të kalojë Paolo Maldinin si lojtari “me më shumë ndeshje ” të Serisë A në 2021).

Ai  është pothuajse i pashembullt në lojën moderne dhe me një karrierë që përfshin katër dekada të ndryshme, ai ka qenë i bekuar të luajë me disa futbollistë elitarë që ishin ndër më të mirët në brezin e tyre.

 

Nga Parma dhe ekipet e të rinjve të Italisë, kaloi te Juventusi dhe Italia A dhe luajti edhe me gjigantët e Ligue 1, Paris Saint-Germain.

Buffon ka ndarë dhomën e zhveshjes me disa legjenda të vërteta dhe si rezultat, Squaëka vendosi të mbledhë shokët e tij në formacione, duke i renditur nga vitet 1990, 2000, 2010 dhe 2020.


Buffon në vitet 1990

Skuadrat e përfaqësuara: Parma, Italia

Trofetë:  Kupa UEFA, Coppa Italia, Supercoppa Italia, Kampioni Evropian U-21


Buffon në vitet 2000

Skuadrat e përfaqësuara: Parma, Juventus, Italia

Treofetë: Kupa e Botës, Seria A (2), Seria B, Supercoppa Italia (2).


Buffon në vitet 2010

Skuadrat e përfaqësuara:  Juventus, Paris Saint-Germain, Italia

Trofetë:  Serie A (7), Coppa Italia (4), Supercoppa Italia (3), Trophee des Champions, Ligue 1.


Buffon në vitet 2020

Skuadrat e përfaqësuara:  Juventus, Parma

Trofetë:  Serie A, Coppa Italia, Supercoppa Italia.

 

Exit mobile version