LAJMI I FUNDIT:

Nga dëshmia e shoferit deri tek “misteriozi” në video, vrasja e kenianes në Tiranë drejt zbardhjes

Nga dëshmia e shoferit deri tek “misteriozi” në video, vrasja e kenianes në Tiranë drejt zbardhjes

Detaje të reja janë zbuluar nga marrja në pyetje e 6 personave në lidhje me vdekjen në rrethana të paqarta misterioze te kenianes, 22-vjeçarja Joy Ayoko, e cila më 14 gusht u gjet e dhunuar barbarisht poshtë hostelit në rrugën Pandeli Evangjeli.

Burime për Euronews Albania nga grupi hetimor thanë se 6 të shoqëruarit, mes tyre dhe Rodin Barçi, shoferi i kazinos dhe vëllai i tij, pasi janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen janë lënë të lirë.

Ndërkohë që u janë sekuestruar telefonat celuar. Përveç vëllait të Rodin Barçit të shoqëruarit e tjerë janë miqtë dhe shokët e ngushtë të shoferit të kazinos.


Sa i përket dëshmisë së Barçit ai ka mbajtur të njëjtën linjë me atë të parën ku ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje dhe se me 22-vjeçaren kishte patur një marrëdhënie intime e cila kishte përfunduar përpara ngjarjes.

Të njëjtat burime thonë se drejt Kenias janë dërguar letër porosi lidhur me autopsinë e kenianes dhe pritet që dhe Interpol të përshpejtojë procedurat për bashkëpunim lidhur me ngjarjen. Ndonëse telefonat janë sekuestruar grupi hetimor ka hasur vështirësi në telefonin e kenianes për shkak se ajo përdorte numër kenian. Gjithashtu telefoni i saj ka qenë i dëmtuar, sa i përket komunikimeve edhe ato janë në gjuhë keniane dhe disa edhe anglisht kështu që pritet edhe të përkthehen.

Ndërkohë një ndër pikëpytjet e mëdha është edhe deklarata e mikeshave të Joy-t, ku përkthyes i deklaratave ka qenë Rodin Barçi. Grupi hetimor ka dyshime të forta se dëshmia e vajzave mund të jetë tjetërsuar pasi Rodin Barçi ka qenë i dyshuar që në fillim të ngjarjes.

Ndonëse hetimet vijojnë pritet që zbërthimi i telefonave celular të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Teksa natën e ngjares nga pamjet filmike është parë një person i cili është afruar pranë hostelit ku jetonte 22-vjeçarja Joy Ayoko. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është drejtë zbardhjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori