Për vite të tëra, kompanitë e mëdha të teknologjisë si Apple dhe Tesla i kanë siguruar klientët e dyqaneve se të gjitha mallrat e tyre janë “me burim etik”.

Por një seri e re imazhesh të marra nga brenda minierave në Republikën Demokratike të Kongos, ku 90 për qind e kobaltit në botë është “minuar” dhe përdoret për të bërë bateritë që fuqizojnë jetën tonë të udhëhequr nga teknologjia, ngrenë pyetje të pakëndshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Screenshot 14 12

Kobalti është elementi kimik që gjendet pothuajse në çdo vegël të teknologjisë që përdor një bateri me litium në treg sot - një smartphone, tablet ose laptop kërkon disa gramë të tij, ndërsa një automjet elektrik kërkon 10 kg.

Screenshot 18 5

Dhe pamjet vijnë pavarësisht se Apple, Microsoft, Google, Tesla dhe të tjerë këmbëngulin që të mbajnë furnizuesit e kobaltit me standardet më të larta dhe se ata tregtojnë vetëm me shkritoret dhe rafineritë që i përmbahen kodeve të tyre të sjelljes.

Screenshot 15 12

Por imazhet e DailyMail.com nga disa prej minierave më të mëdha në Afrikë - ku shumë prej këtyre furnizuesve marrin kobaltin e tyre - tregojnë një histori tjetër.

Screenshot 16 9

Aty mund të shihen fëmijët zbathur të mbuluar me kimikate, duke thyer pafund gurë për 2 dollarë në ditë; nënat e reja të rraskapitura me foshnjat e tyre të lidhura me rrip, duke “shoshitur” e gurët me shpresën për të gjetur kobaltin e çmuar.

Screenshot 17 6

Këto janë ndër imazhet e fuqishme të marra nga Siddharth Kara gjatë disa viteve të fundit në rajonin Katanga, që mund të ndahen tani përpara botimit të librit të tij të ri. /Telegrafi/