Netanyahu thotë se nuk ka uri në Gaza: Këto janë gënjeshtra

Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ka lejuar dy milionë ton ndihmë.
Shumica e organizatave të ndihmës thonë se sasia e ndihmës që lejohet në Gaza është shumë më e ulët se ajo që nevojitet, shkruan skynews.
"Nëse do të kishim një politikë urie, askush në Gaza nuk do të kishte mbijetuar pas dy vitesh lufte."
Netanyahu tha se ekziston një "fushatë globale gënjeshtrash" kundër Izraelit.
Ai pretendon se Hamasi ka plaçkitur kamionët e ndihmës dhe se ushqimi i pambledhur është "kalbur" në kufi, duke fajësuar OKB-në për mosshpërndarjen e tij.
Ai kritikon median ndërkombëtare për mbulimin e urisë në Gaza, duke dhënë tre shembuj të asaj që ai e quan fotografi të rreme të fëmijëve të uritur.
"Po shqyrtoj tani mundësinë e një padie qeveritare kundër New York Times sepse kjo është skandaloze." /Telegrafi/

































