Sot janë nënshkruar marrëveshjet për bashkëfinancimin e projekteve kapitale nga Granti i Performancës Komunale, ku kanë përfituar 23 komuna.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e Ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redzepi dhe me kryetarët e komunave përkatëse, nënshkruan marrëveshjet për bashkëfinancimin e projekteve kapitale nga Granti i Performancës Komunale.
“Granti i performancës bashkëfinancohet nga fondet publike në kuadër të buxhetit të MAPL-së dhe bashkëfinancohet nga tre donatorë: Qeveria Zvicerane, Qeveria Suedeze dhe Qeveria Norvegjeze. Granti do të mbështesë financiarisht implementimin e 43 projekteve kapitale të 23 komunave përfituese të cilat kanë arritur t’i përmbushin kriteret kualifikuese”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit.
Tutje në njoftim thuhet se komunat në të cilat do të shpërndahen këto grante janë: Pejë, Junik, Lipjan, Gllogoc, Kaçanik, Gjilan, Mitrovicë e Jugut, Vushtrri, Hani i Elezit, Klinë, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Gjakovë, Suharekë, Malishevë, Viti, Graçanicë, Kllokot, Ranillug, Shtërpcë, Mamushë, dhe Leposaviq.
“Për vitin 2020, ky grant, është në shumë prej 4,9 milionë euro. Këto marrëveshje janë vijimësi e veprimeve tona për maksimizim të mbështetjes së institucioneve lokale për shkak të rolit dhe funksioneve të tyre, që për shumë njerëz janë primare dhe të vetmet pika të kontaktit të drejtpërdrejtë me shtetin”, vijon njoftimi.
Veç tyre, Rregullat e Grantit parashohin një shumë shtesë prej 10% të totalit të grantit për 3 komunat me performancën më të mirë në ofrimin e shërbimeve. Si rrjedhojë, 3 komunat që kanë arritur numrin më të madh të pikëve sipas performancës janë: Komuna e Pejës – vendi i parë; Komuna e Junikut – vendi i dytë dhe Komuna e Lipjanit – vendi i tretë.
“Marrë parasysh veçantinë e grantit dhe kritereve të shpërndarjes, të cilat nuk bëhen sipas qasjeve preferenciale, por ndarje me themel meritor, ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë mënyrë të përkrahjes së komunave, t’i nxisim autoritetet lokale për masa të reja produktive, qeverisje më të mirë, më transparente, më përfshirëse dhe më cilësore në ofrimin e shërbimeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Konfiskohen armë në Ferizaj, 76 vjeçari lirohet nga policia

Parashutistët italianë të KFOR-it kryejnë stërvitje shpëtimi gjatë natës në Kosovë

Punësimet e shqiptarëve, ASH-Sela: Partitë shqiptare të largohen nga qeveria, kryeministri Mickoski rrëzoi Marrëveshjen e Ohrit

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë