Telegrafi

Nënshkruhen kontratat për rrugën Prizren-Tetovë, OShP-ja e kthen në rivlerësim njërin nga Lotet

Janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.

Kështu njoftoi ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Këto kontrata përfshijnë Lot 1 dhe Lot 3, me një vlerë totale prej mbi 18 milionë eurosh.

Aliu theksoi se këto kontrata përfshijnë realizimin e një rrugë me gjatësi prej 20.350 km, që lidh Prizrenin me kufirin e Maqedonisë së Veriut (Tetovë). Lot 1 ka një vlerë prej 7,999,999 euro, ndërsa Lot 3 arrin në 8,346,804.38 euro.

“Kjo rrugë lidh dy autostrada ndërkombëtare që kalojnë anash maleve të Sharrit. Lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre jo vetëm që afron dy qytetet dhe dy shtetet, por gjithashtu mundëson hapjen e një korridori të ri rrugor me ndikim ekonomik për të dyja vendet,” tha Aliu.

Ai gjithashtu njoftoi se Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer në rivlerësim Lotin 2, por nuk dha detaje për arsyet e këtij veprimi./Telegrafi/