Një nënë dhe një vajzë që mbetën shtatzënë në të njëjtën kohë, lindën djem me vetëm dy javë diferencë – dhe daja e nipi tani do të fillojnë shkollën në shtator.
Melanie Warburton, 44 vjeçe, erdhi në shtëpi për t’i thënë vajzës së saj Keesha, 24 vjeçe se kishte mbetur shtatzënë pas skanimit të saj gjashtë javor në qershor 2018 – njëjtë sikurse Keesha, e cila kishte bërë një test shtatzënie që zbuloi lajmin e mirë.
Dyshja nga Atherton, Greater Manchester shkuan bashkë në vizita tek doktori, blenë rroba për fëmijë dhe madje mbajtën edhe një festë së bashku, raporton Daily Mail, përcjell Telegrafi.
Melanie lindi djalin e saj, Grayson – fëmijën e saj të tretë – me prerje cezariane më 15 janar 2019, ndërsa Keesha lindi djalin e saj Carter, dy javë më vonë, më 29 janar. Të dy tani janë katër vjeç.
“Zbrita shkallët me një test shtatzënie në dorë dhe aty ishte mamaja ime me një skanim që e kishte bërë së fundmi”, deklaroi Keesha, një asistente mësimore praktikante për përvojën e saj të shtatëzanisë.
“Ishte e mrekullueshme të kaloja shtatzëninë dhe të lindja bashkë me të”, shtoi tutje Keesha. Melanie, 44, një nënë amvise e quajti përvojën “të mrekullueshme”. /Telegrafi/