Në rajonin e Gjilanit, një nismë e mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë po ndihmon qindra gra dhe vajza me aftësi të kufizuara, si dhe nënat vetushqyese të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Zyrtarja ligjore në organizatën joqeveritare ‘Inkluzioni’, ka thënë për Telegrafin se nëpërmjet kësaj organizate dhe Handikos në Gjilan, është krijuar një program që përfshin Klinikat Mobile dhe grupet vetëpërkrahëse.
“Klinikat Mobile, të përbëra nga stafi profesional, ofrojnë ndihmë direkte në shtëpitë e përfituesve, ndërsa grupet vetëpërkrahëse, të krijuara në Gjilan, Kamenicë, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit dhe Ranillug, i ndihmojnë këto gra me mbështetje ligjore dhe psikosociale”, ka thënë Maloku.
Sipas saj, përmes këtij programi deri më tani, rreth 200 gra dhe vajza kanë përfituar nga këto shërbime në 12 komuna të rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt.
Ajo gjithashtu shton se nënat vetushqyese të fëmijëve me aftësi të kufizuara përballen me sfida të shumta, përfshirë mungesën e mbështetjes financiare dhe shërbimeve të specializuara. Sipas Ligjit për Shërbimet Sociale dhe Familjare (Nr. 04/L-081), këto gra kanë të drejtë të përfitojnë ndihmë financiare mujore, mbështetje për shpenzimet shëndetësore dhe trajtime rehabilituese.
“Në Gjilan, megjithatë, ka raste kur nënat vetushqyese përballen me burokraci dhe vonesa administrative, duke ndikuar ndjeshëm në mirëqenien e fëmijëve të tyre,” tha Maloku nga organizata ‘Inkluzioni’.
Ndërkohë, Maloku thotë se fëmijët me aftësi të kufizuara kanë të drejtë për qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor, siç garantohet nga Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor (Nr. 04/L-125).
“Ata duhet të kenë akses në shërbime rehabilituese, terapi fizike dhe trajtime të tjera të personalizuara, pa asnjë formë diskriminimi,” thekson një ekspert i shëndetësisë në Gjilan. Megjithatë, sfidat janë të shumta. Mungesa e stafit të specializuar dhe pajisjeve moderne pengon ofrimin e shërbimeve cilësore, veçanërisht në zonat rurale. Klinika Mobile, një nga iniciativat e mbështetura nga Inkluzioni dhe Handikos, ka ndihmuar në përmbushjen e disa prej këtyre nevojave duke ofruar pajisje ndihmëse si shtretër, karroca dhe pelena, si dhe terapistë të specializuar.
Ndërsa, sa i përket rasteve të diskriminimit, ajo shton se raportimi i këtyre rasteve mund të bëhet në institucione të ndryshme, përfshirë Ombudspersonin dhe gjykatat.
“Në Gjilan, rastet e diskriminimit që raportohen shpesh lidhen me qasjen në shkolla, institucione shëndetësore dhe ambiente publike”, thotë një përfaqësues i Klinikës Mobile.
Në Gjilan, Maloku thotë se Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka një zyrë kontaktuese për këto raste. Pavarësisht kësaj, ajo thotë se sfidat shpesh përfshijnë vonesat në procedura dhe mungesën e ndihmës juridike falas.
“Ne si organizatë, i ndihmojnë këto gra në procese të thjeshta ligjore, por shumë domethënëse”, ka theksuar Maloku.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm sipas zyrtares ligjore, është edhe trajtimi dhe punësimi i nënave vetushqyese.
“Në Gjilan dhe më gjerë, disa programe të ofruara nga Qendra e Trajnimit Profesional dhe organizatat ndërkombëtare mbështesin këto gra përmes kurseve profesionale dhe granteve për vetëpunësim,” thekson një ekspert lokal. Pavarësisht kësaj, fleksibiliteti i kufizuar i programeve dhe mungesa e mbështetjes sociale mbeten sfida për nënat që kujdesen për fëmijë me nevoja të veçanta”, shtoi ajo.
Në lidhje me mbulimin e shpenzimeve të kujdesit, Maloku shton se Kosova ende nuk ka një sistem të plotë të sigurimeve shëndetësore.
“Fëmijët me aftësi të kufizuara përfitojnë trajtime falas në institucionet publike, por këto shërbime shpesh janë të kufizuara. Prindërit detyrohen të mbulojnë shpenzime të larta për trajtime private ose jashtë vendit,” shpjegon një përfaqësues i organizatës. Në Gjilan, disa organizata ndërkombëtare dhe vendore kanë ndihmuar familjet të përballojnë këto sfida përmes mbështetjes financiare dhe organizimit të terapive”, ka shtuar ajo.
Në përgjithësi, përmirësimi i mbështetjes për këto kategori mbetet një prioritet për organizatat dhe institucionet vendore. Kombinimi i përpjekjeve për ndihmë financiare, juridike dhe sociale është çelësi për një të ardhme më të mirë për nënat vetushqyese dhe fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Organizata Inkluzioni dhe partnerët e saj kanë trajtuar një numër të konsiderueshëm rastesh të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Përveç ndihmës ligjore dhe këshillimit psikosocial, organizata ka ndihmuar familjet të kenë qasje më të mirë në shërbime jetike dhe të fuqizojnë nënat për të kërkuar të drejtat e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dorëheqja e drejtoreshës së Financave në Gjilan – Opozita akuzon qeverisjen lokale për keqmenaxhim dhe presion politik

Jep dorëheqje drejtoresha e Drejtorisë së Financave në Gjilan: Jam përballur me veprime të papranueshme në një institucion publik

Javë e ndryshueshme e motit në rajonin e Anamoravës

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Nis transformimi i sheshit “Xhorxh Bush” – projekti prej 18 milionë euro do të përfundojë brenda 240 ditëve

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Jep dorëheqje drejtoresha e Drejtorisë së Financave në Gjilan: Jam përballur me veprime të papranueshme në një institucion publik

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa