LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë nuk është paraqitur asnjë rast për korrupsion në vitin 2023

Në Tetovë nuk është paraqitur asnjë rast për korrupsion në vitin 2023

Në Maqedoni pothuajse në të gjithë raportet ndërkombëtare dhe të departamentit amerikan të shtetit thuhet se Maqedonia e Veriut duhet të luftojë korrupsionin. Por sa realisht korrupsioni është duke u luftuar? Në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë gjatë vitit 2023 nuk ka asnjë rast të denoncuar për marrje të mitos apo korrupsion nga personat zyrtarë. Edhe në prokurorinë e Tetovës nuk ka asnjë lëndë të hapur për korrupsion këtë vit.

Rasti i vetëm në SPB Tetovë i denoncuar këtë vit është për një mashtrim. Në bazë të raportit të policisë një person ka dhënë 350 euro për të kaluar testin e vozitjes, por pasi nuk e kaloi, e denoncoi rastin në polici se është mashtruar. Sipas avokatit Ibrahim Bajrami arsyeja pse qytetarët nuk denoncojnë është edhe ajo se ligji parasheh dënim për të dy palët, edhe për atë që jep edhe ata që merr.

“Për shkak se kodi penal neni 358 sanksionon edhe dhënësin e ryshfetit dhe neni 357 sanksionon edhe marrësin e ryshfetit. Alineja një e kësaj norme juridike parasheh dënim me burg nga 4 deri në 10 vjet. Alinetë tjera janë më të buta nga një deri në katër dhe tre vjet burg. Dhe me vet faktin se edhe dhënësi i ryshfetit është i sanksionueshëm penalisht prodhon një frikë për të paraqitur një çështje të tillë.”


Bajrami thotë se kjo mund të luftohet me ngritjen e vetëdijes së qytetarëve që të mos japin para për kryerjen e ndonjë shërbimi.

“Ky fenomen mund të luftohet me ngritjen e vetëdijes së qytetarëve që të mos bien pre e presioneve të administratës shtetërore , apo dikujt tjetër që është i obliguar për t’i ofruar shërbimet e tij administrative apo çfarëdolloj që qytetari ka nevojë”, tha Bajrami./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori