LAJMI I FUNDIT:

Në takimin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë u bë thirrje për një të ardhmeje paqësore evropiane për Ballkanin Perëndimor

Në takimin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë u bë thirrje për një të ardhmeje paqësore evropiane për Ballkanin Perëndimor

Në prag të Samitit në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë.

Në këtë takim të familjes politike të social-demokratëve të Evropës u bë thirrje për dialog të fokusuar në arritjen e një të ardhmeje paqësore evropiane për Ballkanin Perëndimor.

Fryma dhe tradita evropiane e dialogut dhe solidaritetit është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit dhe perspektivën evropiane në Ballkanin Perëndimor, u tha në takim.


Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të jetë i besueshëm dhe i qëndrueshëm dhe Këshilli Evropian duhet të dërgojë një mesazh të qartë mbështetjeje për zgjerimin, për perspektivën evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor, u theksua në takimin e sotëm që mbajtën kryeministrat dhe udhëheqësit nga Partia e Socialistëve Evropianë dhe partitë simotra të saj nga rajoni.

Në këtë  takim morën pjesë Sergei Stanishev -President i Partisë së Socialistëve Evropianë, Antonio Costa – Kryeministër i Portugalisë, Pedro Sanchez – Kryeministër i Spanjës, Josep Borrell – Përfaqësues i Lartë i BE-së, Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë, Tanja Fajon – udhëheqëse SD, Slloveni, Pedja Grbin – udhëheqës i SDP, Kroaci, Fofi Gennimata – udhëheqëse PASOK, Greqi, Alexis Tsipras – udhëheqës Syriza, Greqi, Sasa Magazinoviq – kryetar SPD, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Giacomo Filibeck – zëvendës sekretar i përgjithshëm i Partisë së Socialistëve Evropianë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori