Në Komunën e Gjilanit, shumë iniciativa për të luftuar stereotipet gjinore dhe diskiriminimin ndaj grave

Në shoqërinë moderne, përfaqësimi i barabartë i grave në vendimmarrje është një tregues i rëndësishëm i demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Përfshirja e grave në nivel lokal, jo vetëm që promovon drejtësinë sociale, por gjithashtu sjell përfitime të dukshme për komunitetet dhe shoqërinë në tërësi.
Pesë gra drejtore në drejtori komunale, ndërsa 12 gra në asamble komunale në Gjilan, është treguesi më i mirë se gratë kanë përspektivë unike dhe të vlefshme për zhvillimin e politikave që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.
Zyrtarja për barazi gjinore në Kuvendin Komunal në Gjilan, Lindita Salihu thotë për Telegrafin se stereotipet gjinore dhe diskrimini ndaj grave janë çështje mjaft komplekse.
“Pjesëmarrja e grave në vendimmarrjen lokale, niveli i inkurajimit të tyre, dhe përpjekjet për të luftuar stereotipet gjinore dhe diskriminimin janë çështje mjaft komplekse, por që duhet te besojmë se mund t’i permiresojme duke bëre perpjekje te vazhdueshme”, ka thënë Salihu.
Ndër të tjera, Salihu shtoi se ka shumë iniciativa për të luftuar stereotipet gjinore dhe diskiriminimin.
“Ka shumë iniciativa për të luftuar stereotipet gjinore dhe diskriminimin. Këto përfshijnë trajnime për ndjeshmërinë gjinore, kampanja ndërgjegjësimi të organizuara në bashkëpunim me organizata joqeveritare dhe institucionet arsimore”, ka theksuar ajo.
Salihu tutje thotë se ka shumë raste kur vajzat dhe gratë nuk kanë mundësi të barabarta për zhvillim professional ose punësim për shkak të qasjes jo të barabartë.
“Diskriminimi gjinor dhe stereotipet kulturore, ndikojnë në mundesitë e vajzave dhe grave per te avancuar në karrierë dhe për të marrë pozita udhëheqëse, dhe krejt kjo për shkak te pabarazive qe fillojne me trajtimin jo te barabarte nga familja, qysh në vegjëli për të vazhduar pastaj në shkolle, në vend pune e tutje”, ka thënë tutje ajo, duke theksuar se vajzat nuk rriten me vetëbesim për të vazhduar të vendosura në kërkesat dhe synimet e tyre.
“Vajzat nuk rriten me vetëbesim, për të vazhduar pastaj të vendosura në kërkesat dhe synimet e tyre. Në përgjithësi, vendimmarrja lokale synon të adresojë në mënyrë efektive dhe efikase nevojat dhe kërkesat e qytetarëve ne nivel lokal”, ka theksuar Salihu.
Mirëpo, pavarësisht sfidave për luftimin e këtyre stereotipeve, Salihu thotë se si zyre për baraza gjinore në bashkëpunim me OJQ-të e ndryshme ndërkombëtare e lokale, punojnë në vazhdimësi për të promovuar barazinë gjinore.
“Iniciativat për inkurajimin e grave për të marrë pjesë në vendimmarrje përfshijnë programe trajnimi, mentorimi dhe kampanja ndërgjegjësimi. Si zyre e barazisë gjinore në bashkëpunim me OJQ-të e ndryshme ndërkombëtare e lokale, punojme në vazhdimesi për të promovuar barazinë gjinore dhe për të fuqizuar vajzat dhe gratë në nivel lokal”, ka potencuar Salihu.
Ndërsa, Arjeta Maka, koordinatorja e organizatës joqeveritare “Gruaja Hyjnore” thotë për Telegrafin se kjo OJQ organizon evente të ndryshme për të luftuar stereotipet dhe për t’iu ofruar ndihme grave gjilanase.
“OJQ Gruaja Hyjnore organizon workshope të ndryshme si: punëtoritë psiko-sociale, ku grave dhe vajzave u ofrohet ndihmë profesionale, sesione individuale ose grupore, punëtori kreative-relaksuese, ku grave dhe vajzave u ofrohet mbështetje emocionale përmes, punë krijuese si: qëndisja, kultivimi i luleve, arti figurativ etj, punëtori për edukim shëndetësor primar dhe mjekësi parandaluese, punëtori për ndërgjegjësimin e grave për të drejtat e tyre dhe njohuri për barazinë gjinore, aktivitete për ngritjen e nivelit të arsimimit të grave dhe vajzave si: kurse rrobaqepësie, kurse artizanale, kurse teknologjie informative, trajnime për fillimin dhe avancimin e biznesit të grave dhe programeve mikroekonomike”, ka thënë Maka.
Maka thekson se gratë në Kosovë përfaqësojnë një pjesë të vogël të pronave të bizneseve.
“Fuqizimi i përgjithshëm i grave është i ndërlidhur ngushtë me fuqizimin e tyre ekonomik, qoftë në aspektin e punësimit qoftë në atë të sipërmarrjes. Megjithëse gratë në Kosovë përfaqësojnë një pjesë të vogël të pronarëve të bizneseve, ky raport tregon se bizneset e tyre janë pjesë përbërëse e rëndësishme e strukturës socio-ekonomike”, ka theksuar ajo.
Tutje, Maka thotë se përceptimi se gratë nuk janë të afta për të bërë biznes me profesione të ndryshme, duhet të ndryshohet.
“Perceptimi se gratë nuk janë të afta për të bërë binese me profesonet endryshme duhet të ndryshohet, në mënyrë që gratë të motivohen jo vetëm që të bëjnë biznes por në fakt të zhvillojnë biznesin e tyre dhe të kontribuojnë në ekonominë e Kosovës”, ka thënë ajo.
Ndryshe, OJQ “Gruaja Hyjnore” është një organizatë me seli në Gjilan, organizatë kjo e cila është themeluar me qëllim të vetëdijësimit të gravë në Kosovë, përkatësisht në rajonin e Gjilanit. /Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjilani, komuna e parë që realizon projektin e Handikos – shërbime të reja për fëmijët me vështirësi zhvillimore

Kryetari Hyseni pret ambasadoren e Kanadasë – diskutojnë për projektet dhe sfidat e Komunës së Gjilanit

UKZ në Gjilan njofton se vazhdohet afati për regjistrimin e semestrit veror për vitin akademik 2024/2025

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker