Site icon Telegrafi

Në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë, presidenti ukrainas i drejtohet turmës: Ne do ta fitojmë këtë luftë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri një fjalim surprizë përmes një video-telefonate gjatë hapjes së Festivalit të 75-të të Filmit në Kanë.

Me flamujt ukrainas të mbështjellë pas tij, Zelensky tërhoqi një ovacion të zhurmshëm dhe foli gjatë për lidhjen midis kinemasë dhe realitetit.

Volodymyr po ashtu bëri një deklaratë për të pranishmit në Palais teksa iu drejtua turmës me fjalët: “Ne do ta fitojmë këtë luftë”.

Volodymyr Zelensky

Ai iu referua filmave si “Apocalypse Now” i Francis Ford Coppola dhe “The Great Dictator” i Charlie Chaplin si jo të ndryshëm nga rrethanat aktuale të Ukrainës.

Lexo po ashtu Zelensky takohet për herë të parë me bashkëshorten që nga pushtimi rus në Ukrainë

“Ne kemi nevojë për një Chaplin të ri që do të tregojë se kinemaja e kohës sonë nuk është e heshtur”, tha udhëheqësi ukrainas.

“Sot kinemaja nuk hesht. Mbani mend këto fjalë. Pushteti që i kanë marrë popullit do t’i kthehet popullit”.

Foto: Twitter

Lufta në Ukrainë do të jetë një prani e rregullt në Kanë, ku festivali ka ndaluar pjesëmarrjen e rusëve.

“Jam i sigurt se diktatori do të humbasë”, përfundoi Zelensky, i cili nuk e përmendi kurrë presidentin rus Vladimir Putin me emër. Zelensky shtoi: “Lavdi Ukrainës”.

Në festival janë të përfshirë edhe disa filma nga kinematografët e shquar ukrainas, duke përfshirë dokumentarin e Sergei Loznitsa “The Natural History of Destruction”. /Telegrafi/

Exit mobile version