Në oborrin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik, sot filloi ndërtimi i objektit-aneksit shkollor për nxënësit me nevoja të veçanta.
Në mënyrë solemne sot është vendosur gurthemeli për ndërtimin e objektit-aneksit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, në Gllamnik, ku do të ndjekin mësimet nxënësit me nevoja të veçanta.
Projekti i ndërtimit të këtij objekti-aneksi shkollor financohet nga Shoqata “Kinderaugen” e qytetit Hude i Gjermanisë.
Në prani të qytetarëve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle, gurthemelin për ndërtimin e objektit e kanë vendosur Agim Blakçori, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, Bejtush Fazliu, përfaqësues i Shoqatës “Kinderaugen” dhe Ajet Ajeti, drejtor i shkollës “Kongresi i Manastirit”.
Drejtori i arsimit në Podujevë, Agim Blakçori, tha se vlerësoi iniciativën e shoqatës gjermane për ndërtimin e këtij ankesi në shkollën “Kongresi i Manastirit”, në të cilën i ndjekin mësimet nxënësit me nevoja të veçanta.
Ndërsa, përfaqësuesi i shoqatës “Kinderaugen”, Bejtush Fazliu, tha se ndjehet i lumtur që po kontribuojnë në krijimin e kushteve më të mira për mësim, për këtë kategori nxënësish.
Edhe drejtori i shkollës, Ajet Ajeti, u shpreh i lumtur për fillimin e realizimit të këtij projekti dhe falënderoi Shoqatën “Kinderaugen” për investimet që po bën në këtë shkollë.
Objekti, në të cilin do të ndjekin mësimet 19 nxënës me nevoja të veçanta do të ketë dy dhoma mësimi dhe pritet të jetë i gatshëm për vitin shkollor 2018/19.
Ndërtimi i këtij objekti nuk është donacioni i parë i Shoqatës gjermane “Kinderaguen” për shkollën e “Kongresi i Manastirit”. Kjo shoqatë në vitin 2016 ka financuar ndërtimin e këndit të lojërave për nxënësit e kësaj shkolle, kurse vitin e kaluar ka dhuruar pajisje didaktike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë