Qendra Tregtare Galeria Shoping Mall në Ditën Botërore të Infermierëve ka shprehur mirënjohjen për këta punonjës shëndetësorë.

Për nder të kësaj dite, Galeria Shoping Mall ka dërguar edhe disa dhurata simbolike për infermierët si një shenjë e vlerësimit dhe mirënjohjes për angazhimin e përditshëm të tyre në shërbim të pacientëve.


“Faleminderit për punën e palodhur, përkushtimin dhe dashurinë që jepni çdo ditë. Jeni heronjtë që kujdeseni për shëndetin dhe mirëqenien tonë, dhe për këtë jemi shumë mirënjohës”, thuhet në njoftimin e Galeria Shoping Mall. /Telegrafi/