Në ditëlindjen e vajzës së Dr. Florit, Ermali përpiqet t’ia zbusë mungesën e babait

Vajza e kantautorit të ndjerë feston ditëlindjen e saj të tetë, ndërkohë që Ermali me bashkëshorten e tij dhe miqtë e tjerë, janë përpjekur që t’ia bëjnë këtë ditë sadopak të lumtur për të zbutur mungesën e babait të saj.
“Kaltrina, vajza e Dr.Florit sot ka ditëlindjen! U munduam që sadopak t’ia zbusim mungesën e babit. Ndërsa ne shihnim në çdo buzëqeshje të saj Florin...”, shkruan në postimin e Ermalit në Facebook, krahas të cilit gjendet edhe një fotografi e tij me Amarda Toskën dhe vajzën e këngëtarit të ndjerë.
Kujtojmë që Floran Kondi ndërroi jetë në nëntor të këtij viti në arrest kardiak nga mbidoza. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































