Ishte tetori i vitit të kaluar kur Suzana Mariq Sejdija, me prejardhje nga Novi Sad, filloi studimet në vitin e parë në Departamentin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës.
Me të dëgjuar se flet shqip, Suzana bën përpjekje që të paktën të të përshëndes shqip. Për pak muaj, ajo ka mësuar jo vetëm të përshëndes, por edhe të komunikojë me termat bazikë në gjuhën shqipe.
“Të folurit me bashkëmoshatarët e mi në gjuhën shqipe demonstron respektin që kam për gjuhën dhe kulturën e tyre”, thotë ajo, teksa vazhdon rrëfimin për përvojën me studimet në Ballkanistikë.
“Në grup kemi studentë shqiptarë, serbë dhe goranë. Jemi grup i vogël që mbështesim fuqishëm njëri-tjetrin. Punojmë dhe studiojmë së bashku, duke nxitur ndjenjën e unitetit dhe bashkëpunimit”, vazhdon ajo.
Programi i Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës është program me perspektivë të madhe në forcimin e multilingualizmit, multilulturalizmit dhe kohezionit shoqëror, thotë Dekanja e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, Lindita Rugova.
“Gjuhët dhe komunikimi janë mjete të afrimit ndërmjet popujve, të kulturave dhe të dialogimit.
Me këtë program, Kosova ka dëshmuar që i respekton gjuhët dhe kulturat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë ajo.
Për herë të parë, edhe gjuha serbe është shtuar si lëndë në programin e këtij Departamenti, bën të ditur koordinatorja e programit, profesore Seniha Krasniqi, nga Prishtina, e cila tha se aktualisht në këtë program kanë 13 studentë të regjistruar, dy prej të cilëve janë serbë.
“Gjuha serbe është pjesë e Ballkanit dhe çdo universitet i cili ka programin e ballkanistikës ofron edhe studimin e gjuhës serbe, kroate, boshnjake, ashtu kemi vepruar edhe ne, përveç faktit se gjuha serbe është gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës”, deklaroi Krasniqi.
Studentëve më të suksesshëm të Departamentit të Ballkanistikës u ofrohen bursa si nga Zyra për Çështjet e Komuniteteve ashtu edhe nga organizata IOM.
Organizata Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka ndërmarrë nisma konkrete për t’i dhënë përparësi mësimit të gjuhës si një element jetik për promovimin e dialogut dhe ndërtimin e besimit në Kosovë.
Ndër nismat më të suksesshme në këtë drejtim përmenden fjalori më i madh serbisht – shqip, shqip – serbisht, me më shumë se 40,000 fjalë dhe fraza, si dhe organizimi i kurseve të shumta falas për mësimin e gjuhës shqipe dhe serbe.
“Fjalori është pjesë e platformës ombrellë online VocUp, e cila ofron trajnime falas të gjuhës në serbisht dhe shqip për një audiencë të madhe, sepse platforma tashmë numëron 78,000 përdorues”, thonë nga kjo Organizatë, të cilët shtojnë se fjalori pasqyron punën trevjeçare të studiuesve të gjuhës në bashkëpunim me IOM, Ambasadën Britanike dhe UNMIK-un.
Tutje, ata bëjnë të ditur se deri më tani kurset e platformës VocUp janë ndjekur nga mbi 2300 persona me përkatësi të ndryshme. “95.7% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se kurset e gjuhës do t’u ndihmojnë në zhvillimin e mëtejmë profesional dhe në punësim”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Një nga profesorët e angazhuar në draftimin e fjalorit shqip-serbisht-shqip ka qenë Qemal Murati, me prejardhje nga Kërçova, Maqedonia e Veriut, studiues filolog në Prishtinë, i cili thotë se “fjalori ka ndihmuar për heqjen e barrierave gjuhësore, përfshirjen dhe bashkëveprimin midis komuniteteve të ndryshme në Kosovë dhe promovimin e shumëgjuhësisë”.
“Edhe në Kosovë duhet të krijojmë një shtet normal ku shqipja dhe serbishtja nuk duhet të shikohen me syrin e Ciklonit, si gjuhë armike, por si gjuhë bashkëjetese”, ka thënë profesori Murati.
Përfshirjen e gjuhës serbe në Programin e Ballkanistikës e ka përgëzuar edhe Nora Bezera, e cila është bilinguale.
“Përveç përfitimeve në karrierë, duke i njohur të dyja gjuhët e kam njohur edhe kulturën, zakonet dhe traditat serbe, si dhe kam njohur shumë të rinj të mrekullueshëm dhe jo vetëm serbë”, thotë ajo.
Nora, e cila është ndër më aktivet në projektet që promovojnë mësimin e dy gjuhëve tek të rinjtë e Kosovës, thotë “Kosova e ka rininë me potencial të jashtëzakonshëm. Ka ardhur koha që të ndërtojmë ura e t’i rrënojmë paragjykimet!”.
Për aktivizimin e saj në promovimin e kulturës multietnike dhe ndërtimin e paqes, Mila Mihajloviq, nga Lipjani, është shpërblyer me çmimin e Ndërtueses së Mirëbesimit.
“Prioriteti im ka qenë që të jem ndryshimi që dua të shoh në shoqëri, i cili më jep aftësi dhe kurajo për t’i thyer barrierat e mbetura në shoqërinë tonë. Edhe përpjekjet më të vogla kanë ndikim në këtë proces. Ndryshimi i madh nis nga hapat e vegjël”, ka thënë Mila.
Kësisoj rezulton se gjuha mbetet ndër elementet kyçe për ndërtimin e marrëdhënieve korrekte ndëretnike, andaj, ta përdorim atë për të ndërtuar ura bashkëpunimi! /Artinë Muçiqi/
Ky artikull është mbështetur si pjesë e aktivitetit Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit (#RCT), i cili zbatohet nga Community Building Mitrovica dhe mbështetet nga populli amerikan përmes USAID Kosovo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Mbrojtja e të dhënave personale, mbahet trajnimi për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve publike

MPJ-Maqedoni për ambasadorët e tërhequr: Akuza të pasakta që nuk korrespondojnë me situatën aktuale

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?