LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet shitja e fanellave të Gjermanisë – shkaku i historisë së errët

Ndalohet shitja e fanellave të Gjermanisë – shkaku i historisë së errët

Tifozët e Kombëtares Gjermane që dëshirojnë të blejnë fanellën e skuadrës me numrin 4 ose 44 aktualisht përballen me një pengesë.

Federata Gjermane e Futbollit në bashkëpunim me kompaninë Adidas ka vendosur të ndalojë shitjen e fanellave me këto numra, si pasojë e ngjashmërisë së tyre me simbole të lidhura me nazizmin. Kjo lidhje ka të bëjë me Luftën e Dytë Botërore dhe veprimet e trupave të udhëhequra nga Adolf Hitler.

Në rrjetet sociale ka pasur një reagim të madh pasi u vu re se mbrojtësi Jonathan Tah ishte parë duke veshur fanellën me numrin 4. Edhe pse fillimisht nuk kishte pasur ndonjë reagim të menjëhershëm, ankesat e mëparshme nga publiku çuan në një reagim nga Adidas dhe Federata Gjermane e Futbollit, të cilat vendosën të pezullojnë shitjen e tyre.


Kritikat më të ashpra u drejtuan kah Adidas, e cila më vonë u përgjigj duke njoftuar se do të bëhet një ridizajnim i fanellave. Federata Gjermane e Futbollit gjithashtu theksoi se UEFA nuk kishte identifikuar asnjë element problematik ose të lidhur me simbole të dëmshme në fanellat e skuadrës. Megjithatë, kjo deklaratë nuk i ka ndalur hapat për t’i kthyer fanellat në fazën e prodhimit për të aplikuar ndryshimet e nevojshme.

Tashmë, të gjitha fanellat me numrat në fjalë do të dërgohen mbrapsht në fabrikë për të pësuar procesin e ridizajnim. Ky ndalesë mund të ketë zhgënjyer shumë prej tifozëve të futbollit gjerman, të cilët kanë pritur me padurim të veshin fanellat me numrat e tyre të preferuar, por në të njëjtën kohë, ky veprim u konsiderua i duhuri për të respektuar ndjeshmërinë historike dhe për të shmangur çdo lidhje me të shkuarën e errët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori