Mazhoranca është ndarë sot në votim. Kreu i AMF Enkeleda Shehi u shkarkua vetëm me 55 votat e PS. Deputetët e LSI kanë votuar kundër.

Kreu i Kuvendit, Meta vendosi që votimi të jetë i fshehtë, me elektronikë dhe rezultati ishte 55 pro shkarkimit 20 kundër shkarkimit.


Mësohet se 20 votat kundër shkarkimit të Shehit kanë qenë të deputeteve të LSI si dhe të Blushit e Hafizit, raporton Opinion.al.

Edhe gjatë votimit javën e kaluar në Komisionin e Ekonomisë, LSI ka qene kundër shkarkimit të kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. /Telegrafi/