LAJMI I FUNDIT:

Nazmi Berbatovci tregon si u zhduk gjatë luftës vëllai i tij, gazetari dhe veprimtari i LDK-së Ismail Bërbatovci

Nazmi Berbatovci tregon si u zhduk gjatë luftës vëllai i tij, gazetari dhe veprimtari i LDK-së Ismail Bërbatovci

Vëllai i veprimtarit të zhdukur të LDK-së, Ismail Bërbatovcit, Nazmi Berbatovci ka rrëfyer se si është zhdukur vëllai i tij për të mos u gjendur më.

Berbatovci, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se me 28 korrik të vitit 1998 është njoftuar nga një kushëri që ishte pjesëtar i logjistikës në UÇK-së se vëllai është ndaluar nga UÇK-ja për një bisedë informative.

“Ai më ka takuar në fshat dhe më ka përcjell një mesazh nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së se vëllai i juaj, Ismail Bërbatovci është ndaluar për një bisedë informative dhe që ne të mos bëhemi merak se brenda dy-tri ditësh ai do të kthehet”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Nazmiu tregon se vëllai i tij kishte shkuar për të marrë një intervistë nga anëtarët e Shtabit që kanë qenë nga Komuna e Lipjanit.

Ai thotë se vëllai i tij në atë kohë kishte shkuar për të marrë intervistë për gazetën “Kombi”,  që botohej nga Haqif Mulliqi, e që sipas tij ky person afirmonte pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Nazmiu thotë se herën e parë që kishte shkuar i kishin thënë të lënte një porosi për intervistën. Ndërsa kur ka shkuar herën e dytë për të marrë intervistën, ai nuk është kthyer më dhe sot e kësaj dite familja nuk e di çfarë ka ndodhur me fatin e tij.

Djali i deputetit të vrarë të LDK-së thotë se babain ia vranë kundërshtarët politikë, tregon rrëfimin e një dëshmitari
Lexo po ashtu Djali i deputetit të vrarë të LDK-së thotë se babain ia vranë kundërshtarët politikë, tregon rrëfimin e një dëshmitari

Nazmiu thotë se vëllai ka punuar si mësimdhënës i Gjuhësh Shqipe deri në ditën e vrasjes.

Ai thotë se vëllai, Ismail Bërbatovci ka qenë edhe i burgosur politikë për shkak të veprimtarisë së tij që i ka penguar Serbisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori