Site icon Telegrafi

Napoli poston komunikatë për rastin e Osimhen – nuk i kërkon falje lojtarit për videon në TikTok

Napoli ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke siguruar se ata “kurrë nuk kanë dashur të ofendojnë apo tallen me Victor Osimhen” me videon e postuar në TikTok, por nuk i kanë kërkuar falje lojtarit nigerian.

Sulmuesi u zemërua pasi një video u postua në llogarinë zyrtare të klubit në TikTok që e përshkruan atë me një zë komik duke kërkuar një penallti kundër Bolognas, të cilën më pas e gjuajti jashtë porte.

Agjenti i tij Roberto Calenda kërcënoi me veprime ligjore kundër Napolit, ndërsa Osimhen hoqi të gjitha fotot e tij me fanellën e klubit nga llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Napoli tallet me Osimhen duke i publikuar një video – sulmuesi fshin të gjitha fotot nga rrjetet sociale dhe mendon veprime ligjore kundër klubit

Këtë mbrëmje, Napoli lëshoi ​​një deklaratë zyrtare në faqen e klubit.

“Calcio Napoli, duke dashur të shmangë çdo shfrytëzim të çështjes, thekson se ne kurrë nuk kemi dashur të ofendojmë apo tallemi me Victor Osimhen, i cili është një thesar i këtij klubi”.

“Si dëshmi e kësaj, gjatë stërvitjes verore, Klubi refuzoi me vendosmëri çdo ofertë që ishte marrë për transferimin e sulmuesit jashtë vendit”.

Lexo po ashtu Real Madrid monitoron situatën e Victor Osimhen

Tutje klubi shkroi se në TikTok, janë të shpeshta këto forma, por pa dashur që Osimhen të jetë protagonist.

“Në çdo rast, nëse Victor perceptonte ndonjë ofendim ndaj tij, kjo nuk ishte ajo që synonte klubi”, shkruhej në komunikatë.

Kjo nga klubi nuk është tamam një falje, më shumë një sqarim i qëllimit të tyre, por mund të mos mjaftojë për të qetësuar plotësisht situatën.

Lexo po ashtu Çfarë thonë gazetat italiane për Osimhen pas golit dhe polemikave me Napolin

Osimhen luajti dhe shënoi për Napolin në fitoren e mbrëmshme 4-1 në Serie A ndaj Udineses, por me siguri priste më shumë se kjo deklaratë. /Telegrafi/

Exit mobile version