Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann ka thyer një rekord të madh në Ligën e Kampionëve, pas triumfit ndaj Atletico Madridit.

RB Leipzig mposhti Atletico Madridin me rezultat 2-1 në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale.


Për klubin gjerman kjo është gjysmëfinalja e parë në histori, ndërsa pa rekord nuk ka mbetur as trajneri Nagelsmann.

Nagelsmann, i cili sapo ka mbushur 33 vjeç, është menaxheri më i ri që ka arritur ndonjëherë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai deri këtu erdh pasi mposhti trajner të mëdhenj si Jose Mourinho dhe Diego Simeone, duke treguar se është shumë i zoti në këtë punë.

Gjermani është më i ri se lojtarët Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/