Një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë vizituar sot Luginën e Preshevës. Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci e cila ishte pjesë e kësaj vizite në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, ka thënë se shqiptarët në këtë pjesë gjenden në kushte të jashtëzakonshme.
Nagavci ka pohuar se shqiptarëve në Luginë u mohohet e drejta për arsim bazik cilësor, nuk kanë tekste mësimore në gjuhën shqipe dhe se detyrohen të mësojnë sipas kurrikulave të Serbisë, me të pavërteta historike e faktike, transmeton Telegrafi.
Në shkrimin e bërë në Facebook, deputetja Nagavci ka potencuar se përkrahja për shqiptarët duhet të jetë e njëmend, e planifikuar, e mbështetur financiarisht e me reciprocitet të plotë e jo me deklarata boshe.
Shkrimi i plotë:
“Shqiptarët këtu në Bujanoc, në Preshevë e Medvegjë, gjenden në kushte të jashtëzakonshme. Janë komuniteti që përballen çdo ditë me shkeljen e të drejtave bazike njerëzore. Qytetarët më të nëpërkëmbur në Evropë.
Në kuadër të vizitës sonë këtu, pas shkollës së Topallës, vijuam takimet me Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe me Kryetarin e Komunës së Bujanocit.
Problemet e shqiptarëve janë të shumta, ekzistenciale. Përkrahja për ta minimale, e papërfillshme.
U mohohet e drejta për arsim bazik cilësor. S’kanë tekste mësimore në gjuhën shqipe. Detyrohen të mësojnë sipas kurrikulës së Serbisë me të pavërteta historike e faktike.
Marrëveshjet e fushës së arsimit, të nënshkruara në Bruksel, sikurse dhe gjithë marrëveshjet tjera, nuk janë respektuar asnjëherë nga ana e Serbisë.
Të rinjve nuk u njihen diplomat andaj dhe u pamundësohet avancimi akademik dhe punësimi.
Me ligj është paraparë dënimi për përdorimin e simboleve kombëtare dhe shqiptarët që përdorin p.sh flamurin në festat e tyre mund të dënohen deri në 4000 euro.
Shteti serb në mënyrë masive po pasivizon/ fshin vendbanimet e përhershme të qytetarëve shqiptarë, gjë që pamundëson gëzimin e të drejtave të tyre civile e politike.
Papunësia është në rritje, ashtu si dhe emigrimi. Kjo pjesë po boshatiset.
Nga ana tjetër serbët në Kosovë gëzojnë jo vetëm të gjitha të drejtat, por dhe privilegje të shumta.
Përderisa Serbia ka investuar 500 milionë euro në vit për serbët e Kosovës, as Kosova e as Shqipëria s’kanë bërë asgjë as për fondin e përbashkët e as për përmirësimin e situatës së shqiptarëve këtu. Përkrahja për shqiptarët duhet të jetë e njëmend, e planifikuar, e mbështetur financiarisht e me reciprocitet të plotë e jo me deklarata boshe, salloneve larg prej shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë