LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Rrëzimi i Kurtit u bë pikërisht për të sjellë në tavolinë Asociacionin e komunave serbe

Nagavci: Rrëzimi i Kurtit u bë pikërisht për të sjellë në tavolinë Asociacionin e komunave serbe

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arberie Nagavci e lidh rrëzimin e Kurtit me Asociacionin.

Nagavci në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se Serbia i ka planet e njëjta sikurse në Bosnje për ta defunksionalizuar shtetin e Kosovës.

“Për të ardhur deri në këtë pikë ku Asociacioni të vihet në tavolinë është dashur të rrëzohet Qeveria Kurti”, tha ajo, përcjell Telegrafi.


Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës thotë se rrëzimi i Qeverisë Kurti patjetër që është lidhur me dialogun.

“Shikoni tash kanë ardhur njerëz si Skënder Hyseni që as në zgjedhje nuk ka garuar”.

Nagavci thotë se Kosova duhet të ketë një platformë që mbron interesat e saj në raport me Serbinë.

“Kur ke përfaqësues si Thaçi e Hoti çfarë mund të presësh prej ndërmjetësuesve të BE-së. Ne jemi për dialog, por dialog me parime”.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës thotë se pa ri legjitimim të institucioneve nuk mund të ketë dialog.

“Nuk mundet që interesat e Kosovës t’i mbrojë Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni”, deklaroi ndër të tjera Arberie Nagavci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori