Çmimet e naftës po qëndrojnë në nivele të larta dhe mbështetjen kryesore po e gjejnë tek trazirat e zgjatura në Afrikën e Veriut dhe Libi. Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës ra me 9 cent në 109.4 dollarë për fuçi, ndërkohë që një ditë më parë humbi 1.13 dollarë.
Nafta Bruto amerikane ra me 11 cent në 101.7 dollarë për fuçi. Diferenca midis naftës bruto amerikane dhe naftës brent është ngushtuar në rreth 8 dollarë./Telegrafi/