LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Vizita e Vuçiq në Kosovë nuk paraqet problem, i kemi dhënë leje për këtë

Mustafa: Vizita e Vuçiq në Kosovë nuk paraqet problem, i kemi dhënë leje për këtë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është duke qëndruar në Prizren në cilësinë e kryetarit të LDK-së, me rastin e 26 vjetorit të themelimit të degës së partisë në këtë qytet.

Për çështjen e vizitës në Kosovë të homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq – të dielën – ka thënë se nuk e sheh si problem.

“Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë lejen që të vijë në Kosovë dhe kjo për mua nuk paraqet asnjë problem”, ka thënë Mustafa.


Sipas tij, vendi nuk do të shkojë në zgjedhje deri në vitin 2018, ndërsa shton se partia e tij do të dalë e para në ato zgjedhje pasi, sipas tij, LDK i ka njerëzit e besueshëm.